E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga 28-vjeçarit, po trafikonte klandestinë

• GJIROKASTËR – Ndalohet një i ri nga Gjirokastra pasi dyshohet si organizator i kalimeve ilegale drejt Greqisë të një grupi klandestinësh.Burime zyrtare nga policia pohuan se mbrëmjen e së premtes u vu në pranga 28-vjeçari Martjon Shehu, banor i Gjirokastrës. Shehu dyshohet se ka konsumuar veprën penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit mbetur në tentativë. Policia kufitare e Gjirokastrës bllokoi 3 ditë më parë 29 klandestinë, pak metra para se të mbërrinin kufirin me shtetin grek. Ata u morën në pyetje në lidhje me personat që i kishin organizuar për të kaluar drejt territorit grek në mënyrë të paligjshme, kundrejt përfitimit. Në bazë të dëshmive të tyre u identifikua Shehu, të cilit iu vunë prangat një ditë më vonë. Sipas policisë, ai ndodhej bashkë me grupin e klandestinëve. p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›