E Diel, 1 Nëntor 2026

Java 20, ndeshjet, gjyqtarët, statistikatKategoria Superiore do të luajë të dielën javën e 20-të të saj (14:30), ku spikasin debutimet e Shkëlqim Muçës në stolin e Dinamos dhe Faruk Sejdinit në atë të Elbasanit, në sfidat delikate respektivisht

Kategoria Superiore do të luajë të dielën javën e 20-të të saj (14:30), ku spikasin debutimet e Shkëlqim Muçës në stolin e Dinamos dhe Faruk Sejdinit në atë të Elbasanit, në sfidat delikate respektivisht me Apoloninë dhe Vllazninë.

TEUTA-LUSHNJA
Lorenc Jemini është “xhaketa e zezë” e këtij takimi. Gjyqtari tiranas ka drejtuar 11 ndeshje këtë sezon, së fundi Vllaznia-Besa (4-1). Vetëm 1 herë e ka drejtuar Teutën në fitoren 1-0 me Bylisin, takim shumë i kontestuar nga ballshiotët, pasi goli i durrsakëve u shënua me penallti, ndërsa Bylis u ndëshkua me karton të kuq. Edhe Lushnjën, Jemini e ka drejtuar vetëm një herë, pikërisht në javën e parë të kampionatit në humbjen 0-1 me Partizanin.

ELBASANI-VLLAZNIA
Artan Taullau është “bilbili” i sfidës së nxehtë të javës së 20-të. Tetë ndeshje ka gjykuar arbitri tiranas këtë sezon, ku e fundit është Partizani-Dinamo (1-0). Taullau e ka drejtuar 1 herë Elbasanin në humbjen 0-1 në “Ruzhdi Bizhuta” me Teutën. Vllaznia ka pasur fatin të gjykohet dy herë nga Taullahu, në fitoren 1-4 me Lushnjën në “Roza Haxhiu” dhe 2-1 me Partizanin në “Loro Boriçi”.

BESA-TIRANA
Sokol Cekaj është i “gjykatësi” i ndeshjes Besa-Tirana, një ndeshje shumë e rëndësishme për dy ekipet që ndajnë vendet 2-3. Nëntë ndeshje të gjykuara këtë sezon ka në llogarinë e tij laçjani. Një herë e ka gjykuar Besën në barazimin 0-0 me Partizanin në Kavajë. Tiranën e ka drejtuar tri herë: Teuta-Tirana (0-1), Shkumbini-Tirana (0-0) dhe Tirana-Lushnja (1-0).

SHKUMBINI-PARTIZANI
Tanush Latifi është “prokurori” i ndeshjes, ndoshta më “problematike” të kësaj jave, parë dhe ecurinë pozitive te Partizanit në ndeshjet e fundit, por dhe klimës jo shumë miqësore që ekziston në Peqin ndaj të kuqve. Shtatë ndeshje ka gjykuar këtë sezon Latifi. Çuditërisht edhe në fazën e parë ka drejtuar ndeshjen Partizani-Shkumbini (0-2), në të vetmin rast kur ka drejtuar njërin apo tjetrin ekip. Katër kartonë të verdhë dha Latifi në atë takim të vendosur nga golat e Rizvanollit (16’) e Norës (63’).

DINAMO-APOLONIA
Ndërkombëtari Albano Janku është gjytari i rënë nga shorti për sfidën e parë e të trajnerit Shkëlqim Muça në drejtimin e Dinamos. Gjyqtari i FIFA-s, Janku, e ka drejtuar 12 takime gjatë këtij sezoni nga 19 të mundshmet. Dy herë e ka drejtuar Dinamon: në barazimin 0-0 me Teutën (java 1) dhe në fitoren 4-2 me Besën (java 14). Janku ka qenë i mbarë për Apoloninë. Dy herë e ka gjykuar skuadrën fierake në dy ndeshje të fituara me Partizanin: 0-1 në Tiranë dhe 3-1 në Fier.

BYLIS-FLAMURTARI
Elvis Peza është i “bekuari” i këtij takimi, edhe pse ditë më parë Flamurtari guxoi të kërkonte dhe gjyqtar të huaj. Tetë ndeshje të gjykuara nga tiranasi Peza në këtë edicion. Bylisin e ka drejtuar vetëm një herë në humbjen 3-0 me Besën (java 13), ndërsa Flamurtarin e ka gjykuar dy herë: Teuta-Flamurtari (1-0) dhe Flamurtari-Lushnja (2-0).

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA XX

15 shkurt 2009
Teuta-Elbasani (L.Jemini)
Elbasani-Vllaznia (A.Taulla    u)
Besa-Tirana (S.Cekaj)
Shkumbini-Partizani (T.Latifi)
Dinamo-Apolonia (A.Janku)
Bylis-Flamurtari (E.Peza)
(Ndeshjet fillojnë në orën 14:30)

E Premte, 13 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›