E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muça merr fitoren e parë në drejtimin e Dinamos

Vlorë - Dinamo arriti të mposhtë brenda në Vlorë skuadrën e Flamurtarit me rezultatin e pastër 2-0. Kjo është fitorja e parë e teknikut Shkelqim Muça në drejtimin e Dinamos. Golat për kampionët i shënoi Allmuça në të 48-ën, dhe Poçi në të 55-ën.

Me këtë fitore të rëndësishme Dinamo ngjitet në kuotën e 35 pikëve, 6 më pak se udhëheqësit e Vllaznisë dhe 5 më pak se Tirana, duke mbajtur vendin e tretë. Flamurtari mbetet në kuotën e 25 pikëve, duke zbritur poshtë Elbasanit, në vendin e tetë.

Javën e ardhshme Dinamo do të presë në kryeqytet modestët e Bylisit, të cilët këtë javë morën një fitore të rëndësishme me Teutën në fushën e tyre. Flamurtari do të jetë mysafir në fushën e vështirë të Shkumbinit në Peqin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›