Muçogllava, “harrohet” në arrestin e shtëpisë
TIRANE – “Harrohet” në arrest shtëpie ish-drejtori i Koordinimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, Xhevahir Muçogllava, i dënuar me 18 muaj burg për “shkelje të barazisë në tenderë”. Muçogllava, i cili i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për heqjen e kësaj mase, u arrestua rreth një vit më parë gjatë operacionit policor të koduar “Me duar të pastra”, ndërsa u dënua për abuzim në bashkëpunim në tenderin e rrugës Has–Qafë Prushi dhe atë Kthesa e Pilurit–Himarë. Por pak ditë pas arrestimit të tij gjykata u detyrua ta lironte nga qelia, pasi ai pësoi një krizë akute në zemër, sëmundje e cila vuante prej vitesh. Aplikimi i gjykimit të shkurtuar në këtë proces bëri që ai të qëndrojë i mbyllur në shtëpi një vit. f.m.