Protesta te Kryeministria, ndjekje penale 2 minatorëve
TIRANE - Dy prej organizatorëve të protestës së minatorëve në sheshin përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit, do të ndiqen penalisht nga Policia, për organizim të tubimeve të paligjshme. Policia e Tiranës, reagoi dje duke pohuar se minatorët nuk ishin lejuar të protestonin më tepër kohë se afati që ishte parashikuar. “Sipas ligjit për tubimet, minatorët janë lejuar të protestojnë fillimisht një orë, pavarësisht se në kërkesën e tyre, ata nuk kanë përcaktuar kohëzgjatjen e zhvillimit të tubimit”, tha policia. Kur u është kërkuar organizatorëve të tubimit që të shpërndaheshin, ata kanë kundërshtuar. Për këtë shkak policia ndërhyri t’i shpërndante dhe dërgoi për ndjekje penale dy prej tyre.