E Diel, 1 Nëntor 2026

Mud: Në Siri, edhe vëzhguesit të rrezikuar

Shefi i vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara në Siri thotë se spiralja e dhunës po pengon veprimin e vëzhguesve në kryerjen e misionit të tyre.

Gjenerali Robert Mud tha sot se dhuna nga qeveria, por edhe nga kryengritësit është intensifikuar gjatë 10 ditëve të fundit, dhe tani ekzistojnë “rreziqe” për vëzhguesit e OKB-së.

Mud tha se asnjëra palë nuk duket të jetë e gatshme për ta përfunduar konfliktin 15 mujor.

Në një zhvillim tjetër, Human Rights Watch ka publikuar një raport të ri duke i akuzuar forcat siriane të qeverisë dhe milicinë aleate të saj se po përdorin “dhunën seksuale për të torturuar burrat, gratë dhe fëmijët."

Human Rights Watch tha se sulmet seksuale kanë ndodhur në objektet e paraburgimit, si dhe gjatë bastisjeve në shtëpi, të kryera nga forcat pro-qeveritare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›