Presidenti i munguar, Artan Hoxha i kthehet normalitetit

Në një deklaratë për gazetën Mapo eksperti i ekonomisë Artan Hoxha, kandidati që për pak preku presidencën kishte deklaruar se do ti kthehej aktivitetit të tij normal me qëllimin për të shuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.
Dhe në fakt 4 ditë pas zhurmës presidenciale me emrin e tij, Artan Hoxha ka prezantuar një prej projekteve që ka ndërtuar sëbashku me Bankën Botërore. Ndonëse nuk ka dashur të bëjë komente post presidenciale, Hoxha ka prezantuar nismën e qeverisë për reformën në inspektim.
Inspektorja e përgjithshme, Mimoza Hajdarmataj, ndër të tjera shprehu dy objektivat kryesorë të reformës së Inspektimit.
Inspektoriati Qëndror është krijuar një vit më parë dhe ka si synim që të koordinojë veprimtaritë e inspektimeve të përbashkëta të inspektoriateve vendore dhe shtetërore.