E Shtunë, 31 Tetor 2026

Norvegjia blen aeroplanë luftarakë nga SHBA

Ministria e Mbrojtjes së Norvegjisë tha të premten se ka porositur dy aeroplanët e saj të parë luftarakë F-35 nga SHBA, si pjesë e një marrëveshjeje në vlerë prej 10 miliardë dollarësh për dhjetëra avionë luftarakë të rinj, që do të zëvendësonin flotën e saj të vjetëruar të F-16-shve.

Ministri i Mbrojtjes Espen Bart Eide tha se aeroplanët e rinj, pritet t`i bashkohen forcës ajrore të Norvegjisë në vitin 2015.

Bart Eide tha se kjo ishte blerja më e madhe e bërë ndonjëherë nga Norvegjia, që është shtet anëtar i NATO-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›