E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muhamet Hamiti shkon në Australi

Ambasadori aktual i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar pritet të vazhdojë detyrën e tij në Ambasadën në Australi. Burime të Expressit në Ministrinë e Jashtme të Kosovës kanë bërë të ditur se propozimi i është bërë nga ekzekutivi, ndërkohë që Hamiti thuhet të ketë pranuar.

“Ai tashmë e ka pranuar këtë ofertë, ndërsa në vend të tij në Londër do të shkojë Lirim Greicevci”, ka thënë një zyrtar i lartë i MPJ’së, të shtunën për Express.

“Presim që emrat të kalojnë edhe në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme për t’i dërguar më pas në Presidencë, mirëpo kemi besim që këta dy emra do të kalojnë pa problem për shkak se bëhet fjalë për njerëz që plotësojnë të gjitha kriteret ligjore”, ka shtuar burimi.

Ndryshe, këto lëvizje në shërbimin diplomatik të Kosovës po bëhen në kuadër të ridisenjimit të tij, proces ky që është dashur të përfundojë në janar të këtij viti.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›