Muharremi i politikës në RTK

Ish gazetari i BBC në gjuhën shqipe, Muharrem Nitaj ka gjasa shumë të mëdha që të zgjidhet drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës.
Në mesin e shumë kandidatëve që kanë konkurruar për drejtor të përgjithshëm të RTK`së, Nitaj tashmë është duke u favorizuar nga Qeveria për ta marrë këtë pozitë shumë të rëndësishme.
Burime të gazetës kanë thënë se ish gazetari i BBC është i preferuari i politikës për këtë pozitë, shkruan Express.
“Muharrem Nitaj mund të ecë. Tashmë njerëz të caktuar nga Qeveria janë duke lobuar që çështja e drejtorit të përgjithshëm të kryhet. Medoemos ai (Nitaj) duhet të jetë drejtor i RTK”, ka thënë një burimi gazetës, i afërt me këto zhvillime.
Aktualisht Muharrem Nitaj është anëtar i Këshillit Drejtues të Universitet Publik të Prishtinës.
I kontaktuar nga gazeta, Nitaj ka konfirmuar se ka konkurruar për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të RTK`së.
“ Po, kam konkurruar , jam futur në intervistë dhe po pres”, ka thënë ai. /Indeksonline/