E Diel, 1 Nëntor 2026

Prostitucioni në Kosovë në shtëpi private e më pak në hotele

Liberalizimi i vizave për vendet fqinje dhe gjendja e rëndë ekonomike në vend kanë ndikuar që viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore në Kosovë të jenë kryesisht vendëse.

Edhe numri i tyre është rritur nga viti 2007, ndërsa ky fenomen nuk po kursen as të miturat, shkruan “Koha Ditore”.

Kështu thonë në Drejtorinë e Hetimeve të Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Arben Paçarizi, drejtor i këtij institucioni, duke bërë një krahasim ndër vite, ka theksuar se rritja e efikasitetit të angazhimit të Policisë së Kosovës ka bërë që të zbulohen edhe viktimat e trafikimit.

“Trafikimi i fëmijëve është hasur kryesisht te femrat e reja, të cilat keqtrajtohen ose përdoren për ofrim të shërbimeve seksuale”, tregon Paçarizi.

Sipas tij viktimat e trafikimit më së shumti identifikohen në shtëpi private dhe jo në hotele.

“Por kohët e fundit viktimat e trafikimit identifikohen edhe me në shtëpi private, pasi që rreth 40 për qind e rasteve mbahen me qira etj, dhe nuk janë motelet. Pra trafikuesit e ndërrojnë strategjinë “, ka thënë Paçarizi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›