E Diel, 1 Nëntor 2026

Muhedini: Kemi marreveshje afatgjate me PD, pakenaqesite nuk e ndryshojne

Partia per Drejtesi dhe Integrim qe mbron interesat e komunitetit cam ne vend, nuk ka asnje percarje ne radhet e saj. Kete e konfirmoi dje edhe kryetari i PDI-se, Tahir Muhedini ne nje prononcim per mediat. Ne kete menyre drejtuesi i partise se cameve hedh poshte akuzat e medieve ne lidhje me konflikte te brendshme per ceshtjen e negociatave me Partine Demokratike per ndarjen e posteve qeveritare. "Une mund t'ju siguroj se nuk ka asnje lloj konflikti ndermjet Tahir Muhedinit dhe Dashamir Tahirit. Po keshtu ne kryesine e PDI-se nuk ka pasur asnje lloj konflikti per ceshtjen e negociatave", siguroi kryetari i PDI-se, Muhedini. Nisur nga kjo ai theksoi se ne menyre te bashkuar, drejtuesit e komunitetit cam do te negociojne per ndarjen e pushtetit, kete fundjave. Sipas Muhedinit, PDI kerkon perfaqesimin ne qeveri me ane te nje ministrie dhe dy zevendesministrave. Per te, dhe ne rast se keto kerkesa nuk merren parasysh nga PD, atehere PDI nuk do te largohej nga koalicioni i djathte i drejtuar nga Berisha. Sipas Muhedinit, marreveshja me PD-ne eshte afatgjate dhe per kete arsye ajo nuk mund te prishet nga pakenaqesi te vogla. "Ne marreveshjen me PD e kemi afatgjate, ne menyre konstante, ndoshta ndonje pozicion qe kerkojme ne nuk mund te realizohet, nuk do te thote qe ne do ndryshojme qendrim politik Cdo gje do te jete ne baze te negociatave", deklaroi Muhedini. Sipas tij, negociatat do te mbaheshin kete fundjave dhe PDI i kishte gati kerkesat e saj. Ne te njejten linje ka qene dhe deputeti i PDI, Dashamir Tahiri. "Mund te kemi debate te vogla, por nuk kemi probleme mes nesh. Do te jemi ne negociata me Berishen te gjithe bashke ne fundjave", deklaroi Dashamir Tahiri. F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›