Dule: Nuk kemi pasur ftese nga Berisha per qeverisje
Kryetari i Partise Bashkimit per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka hedhur dje poshte zerat se kjo force politike mund te kete nje koalicion me Partine Demokratike. "Forca jone politike deri ne keto momente nuk ka pasur ftese nga Kryeministri Berisha per t'u bere pjese e koalicionit te Partise Demokratike", deklaroi deputeti i PBDNJ, Vangjel Dule. Sipas tij deklaratat qe qarkullojne per nje koalicion i Partise Bashkimit per te Drejtat e Njeriut me Partine Demokratike, te mos behen mbi baza hipotetike. Ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit PBDNJ u be pjese e koalicionit te majte "Bashkimi per Ndryshim", qe kryesohej nga Partia Socialiste, me kryetar Edi Ramen. Pas humbjes se koalicionit te majte, pati zera per bashkimin e kesaj partie me Partine Demokratike. Por, pas mbledhjes se Kryesise se kesaj partie, e cila u karakterizua nga debatet, u vendos respektimi i marreveshjes parazgjedhore ne socialistet. Gjate kesaj kohe, Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, si fitues i zgjedhjeve parlamentare ka deklaruar se do te beje koalicion me parti dhe jo me individe, ku me pas u perfol edhe PBDNJ. Ne partine e cila perfaqeson te drejtat e minoritareve greke, ka pasur edhe zera qe kane vleresuar si te duhur pozicionin ne koalicion e djathte pas zgjedhjeve, por keto kerkesa nuk jane marre parasysh nga kryetari i PBDNJ dhe deputeti i vetem i kesaj partie, Vangjel Dule.