Muho: Lezha po mban peng shpalljen e rezultatit të 23 Qershorit
TIRANË-Përfaqësuesi i LSI në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Muho deklaroi në rubrikën ‘Opinion’ në Neës 24 se bllokimi i shpalljes se rezultatit per Qarkun e Lezhës ka bllokuar shpalljen e rezultatit përfundimtar te zgjedhjeve.
Në një intervistë me moderatoren Ola Bruko, z. Muho e cilësoi të padrejte pretendimin e PD për Lezhën se në dhjetë qendra votimi rezultati ishte i falsifikuar pasi sipas tij kjo parti duhet të bënte ankimim.
“Nga përfaqësuesit e PD u pretendua se për 10 qendra votimi rezultati i sjellë nga grupet e numërimit të votave është i falsifikuar. Ne nuk i hymë këtij lloj diskutimi se e gjykonim të parakohshëm një diskutim të kësaj natyre. Nuk mund ta paragjykonim nëse ishte i vërtetë ose jo por i kërkuam KQZ të shpallte rezultatin për qarkun e Lezhës dhe nëse ka kontestime të kësaj natyre, subjektet duhet ta bëjnë në fazë ankimore. Dmth paraprakisht të shpallej rezultati dhe më pas subjektet të gjitha pretendimet e tyre duhet ti ngrinin në moment.
Lezha në kuptimin e vonesës është arsyeja për vonesën në shpalljen e rezultatit përfundimtar për zgjedhjet e 23 Qershorit. Sic u bë e qartë dhe sot, por unë shpreh bindjen time se dhe për qarqe të tjera certifikimi ka qenë i vonuar”.
Pyetjes sesi u justifikua kjo vonesë, Muho tha se KQZ e justifikoi me ngarkesën e madhe në punën e administratës.
Kurse lidhur me kërcënimet që z Kosovrasti deklaron se ka marrë në adresë të tij, z Muho tha se: “ Përmbajtja që u lexua ishte kërcënuese. Në fjalën e tij z Kosovrasti kërkoi që ne të tregohemi të përgjegjshm për deklaratat që bëjmë në KQZ sepse mund të përdoren. Por kjo të mbahet parasysh dhe nga Kosovrasti dhe persona të tjerë pasi nëse do sjellim në kujtesë se z Kosovrasti ka etiketuar deri dhe killera disa persona me emër e mbiemër”.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Muho: Lezha po mban peng shpalljen e rezultatit të 23 Qershorit Rezultati në Lezhë, Kosovrasti: Kam marrë mesazhe kërcënuese për familjen PD: Asnjë kërcënim nuk do të imponojë grabitjen e mandatit të Lezhës