E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ashton nis sot turin Ballkanik, ndalesa e parë Beogradi

09-07-2013 / Gazeta 55

Shefja për politikë të jashtme e BE-së do vizitojë nesër Prishtinën

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, fillon sot turneun ballkanik, ku ndalesat e para do te jene Beogradi dhe Prishtina.
Kjo vizitë bëhet pasi mbrëmë në Bruksel përfundoi raundi i 13 i takimit ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiqi, me ndërmjetësimin e zonjës Ashton.
Ashton mbërrin sot në Beograd, ku pritet të takohet me presidentin Tomisllav Nikolliq, kryeministrin Ivica Daçic dhe zëvendëskryeministrin Aleksandar Vuçiç.
Sipas njoftimit të BE-së, Prishtinë, gjatë ditës së nesërme, do të takohet me presidenten Atifete Jahjaga dhe me kryeministrin Hashim Thaçi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›