E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroacia i ofron Kosovës përvojat në integrimet euroatlantike

Ministri i Jashtëm i Kroacisë Gordan Jandorkoviç i ka thënë ambasadorit të Kosovës në Zagreb, Valdet Sadiku, se Kroacia do të zhvillojë marrëdhënie të gjithanshme me Kosovën.

Me njohjen e Kosovës, Kroacia e pranoi “realitetin e ri politik”, ka thënë Jandorkoviç, siç transmeton Evropa e Lirë.

Shefi i diplomacisë kroate ka theksuar se Zagrebi zyrtar është i gatshëm t’i vë në dispozicion Kosovës përvojat e veta në procesin e integrimeve euroatlantike dhe të ndërtimit të institucioneve shtetërore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›