E Diel, 1 Nëntor 2026

Mujës i dalin në mbrojtje edhe partitë politike

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja,të premtën i kanë ndalë në mbrojtje edhe këshilltarët e subjekteve politike të PDK-së, AAK-së, AKR-së, LDD-së, NDS-së, KDTP-së dhe VAKAT-it.

Hartuesi i deklaratës së përbashkët të subjekteve politike, Masar Shala tha se vendimet e Mujës në rastin e shkollës “Mehmet Akif” dhe fabrikës së çokollatës “Kamila”, kanë qenë të drejta dhe në përputhje të interesave të qytetarëve.“Vendimet e kryetarit të komunës së Prizrenit,Ramadan Muja për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, për këto dy subjekte, arsimore dhe ekonomike, të cilat kanë ndihmuar në zbutjen e papunësisë në komunën tonë, janë në përputhje me interesat e qytetarëve dhe në përputhje me programin e kryetarit të Komunës për të gjeneruar punësim dhe zhvillim ekonomik lokal”, tha Shala.


Sipas tij, këshilltarët e të gjithë subjekteve politike të Komunës së Prizrenit,i përkrahin vendimet e kryetarit Muja dhe vlerësojnë së janë në dobi të të gjithë qytetarëve.Një prokurore e EULEX-it, akuzon kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë bashkëpunëtorët e tij, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton PrizrenPress

Muja akuzohet se në periudhën kohore nga 15 dhjetor 2010 deri më 14 prill 2011, në bashkëpunim me Sadik Paçarizin, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, kanë tejkaluar kufijtë e autorizimive të tyre, kur i dhanë tokën publike fabrikës së çokollatës “Kamila”. Ai akuzohet edhe për dhënien në shfrytëzim të tokës së shkollës “Mehmet Akif”./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›