Rrëmbeu me dhunë 18 vjeçaren, arrestohet autori

Një 23 vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Fierit, nën akuzën për rrëmbimin e një 18 vjeçareje. Shtetasi Elis Dine është arrestuar, pasi sipas tyre, sot 23 vjeçari ka rrëmbyer me forcë një vajzë në lagjen "Liria".
Mbi të ndaluarin rëndon akuza për "heqje të paligjshme të lirisë" dhe "përndjekje". Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë, për ndjekje të mëtejshme të rastit./Indeksonline/