E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi: Refuzohet falja e anëtares së grupit Pussy Riot

Një gjykatë ruse në rajonin Mordovia, e ka refuzuar kërkesën për falje të njërës nga dy anëtaret e burgosura të grupit Pussy Riot, Nadezhda Tolokonnikova, raporton Rel

Gjyqtarja Lidiya Yakovleva tha se Gjykata e Apelit në Zubova Polyana, konsideron se “zbatimi i faljes për Tolokonnikovën është i parakohshëm”.

Sipas saj, “gjykata ka gjetur se argumentet e mbrojtjes nuk ishin të forta”. Pjesëtarja e dytë e grupit muzikor rus, Pussy Riot, Maria Alyokina, po e shërben dënimin e saj me burg në rajonin Perm.

Të dy ato janë të dënuara me nga dy vjet burg, pasi në muajin gusht, u shpallën fajtore për “huliganizëm të motivuar nga urrejtja religjioze”./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›