Arrestohet një nga bosët e 'Ndrageta'-s

Domenico Trimboli, 58 vjeç, bosi i mafjes kalabreze ''Ndrangeta'' të trafikut të drogës mes Kolumbisë dhe Evropës u arrestua sot, bënë të ditur burime zyrtare vendase.
Domenico Trimboli, i lindur në Buenos Aires, ishte në listën e Ministrisë së Brendshme për të shumëkërkuarit e më të rrezikshmit e bosëve të 'Ndrangeta'-s në arrati.
''Ai do të përballet me një dënim prej 12 vitesh burg për trafik droge'', deklaruan autoritetet italiane.
''Ndrangeta'' është mafia më e pasur në Itali sepse kontrollon trafikun e drogës dhe tregtinë e kokainës në Evropë.
Mjafia është e shtrirë nga baza e saj në Kalabri për të investuar paratë e përfituara nga droga në rajonet e pasura veriore të Italisë dhe po ashtu në Evropë, Kanada dhe Australi./Indeksonline/