Një serb i kërkon që të flasë serbisht

Për dy fjalë që i ka shkruar në shqip, ambasadores amerikane në Kosovë Tracey Ann Jacobson, në twitter i ka shkruar një serb duke kërkuar përdorimin edhe të serbishtes, si gjuhë po ashtu zyrtare në Kosovë.
“Urime Kosovës ligji i ri për duhanin, dhe shëndet të mirë të gjithëve që jetojnë këtu! Presim zbatimin e këtij ligji”, kishte shkruar Jacobson.
Ky koment ishte bërë në anglisht duke shkruar vetëm fjalët ‘urime’ dhe ‘shëndet’ në shqip.
Menjëherë, një aktivist nga veriu, Marko Jakshiq, i ka shkruar ambasadores në anglisht duke i thënë: “Serbishtja është gjuhë zyrtare po ashtu në Kosovë? Apo jo?”.
I njëjti e quan veten separatist dhe thotë që jeton në “Republikën e Mitrovicës Veriore”. Ndërkaq, ambasadorja ia ka kthyer në serbisht: “Unë po mësoj ...Fatkeqësisht përparimi nuk është i shpejt. Ju lus për durim”
./Indeksonline./