E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mujota: Imazhi i FSK nuk është dëmtuar



Ministri i forcës së sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota
Ministri Mujota tha se FSK pret që të arrijë kapacitet e plota operacionale deri në vitin 2012
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, i tha BBC-së se nuk ka ekzistuar asnjë marrëveshje e mëhershme me KFOR-in dhe se "pajtimi" i të mërkurës, nuk shënon një marrëveshje e re e cila, sipas tij, riformulon aktivitetet e togut ceremonial.

Zoti Mujota tha se pajtueshmëria me KFOR-in, për shkrirjen e marrëdhënieve, hap një mundësi të re për shmangien e keqkuptimeve dhe të interpretimeve të ndryshme për raste të caktuara, siç ishte me 5 Mars.

Ai tha se, me rastin e fundjavës së kaluar, nuk është dëmtuar imazhi FSK-së dhe as edhe marrëdhënia e saj me forcën paqeruajtëse në vend, por vlerësoi se ka patur një nevojë për sqarime shtesë dhe bashkërendim të veprimeve mes institucioneve të Kosovës dhe komandës së KFOR-it.

Ministri Mujota tha se FSK pret që të arrijë kapacitet e plota operacionale deri në vitin 2012, kur sipas tij do ajo do të marrë përgjegjësi shtesë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›