Shtatorja e Ibrahim Rugovës deri 135 mijë euro

Komuna e Prishtinës ka shtyrë shpalljen e autorit fitues të bocetës për shtatoren e Ibrahim Rugovës, porse tashmë dihen çmimet për secilën nga gjashtë të përzgjedhura nga konkursi i përsëritur.
Merret vesh se çmimi i tyre sillet nga 135 mijë euro deri në 86 mijë e 560 euro. Boceta me shifrën 1968, e vlerësuar nga komisioni përkatës ci më e mira, ka caktuar çmimin 135 mijë euro.
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Azdren Osaj kishte sqaruar më heret se fituesin do ta përcaktojë edhe çmimi. Sipas sqarimit, nëse komisioni ka vlerësuar një bocetë me 80 pikë, 20 pikët duhet të dalin nga çmimi kushtues i shtatores.
Fituesi i bocetës më të mirë do të shpërblehet me 5 mijë euro, për çmimin e dytë 3 mijë dhe për të tretin dy mijë./Indeksonline/