Muka beson ende tek titulli
Diferencën prej 13 pikësh ndaj kryesueses mesfushori i 24-herë kampionëve e sheh të madhe dhe aspak të favorshme, por ka besim se fatet e titullit do të luhen në javët e mbetura, duke qenë i bindur se Tirana mund të bëjë në fund mrekullinë. “Përvoja nga kampionatet e fundit dhe forca jonë reale na bindin se fatet e titullit luhen edhe në javën e fundit. Unë siguroj mbeshtetësit se ne do ta themi fjalën tonë me përgjegjësi në momentin e duhur, duke filluar që nga derbi i radhës më 24 janar. Kush e njeh Tiranën dhe forcën e saj e kupton se gara kërkon sakrificë deri në vërshëllimën e fundit”, theksoi Muka.