E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vila: Dinamo nuk e diskuton titullin

21-vjeçari kaloi te kryesuesit e Superligës në formë huazimi nga Dinamo e Zagrebit dhe nuk e konsideron aspak ulje në karrierën e tij rikthimin në kampionatin shqiptar. Siç thotë edhe vetë, është gati t’u tregojë të gjithëve vlerat e tij.“Kartonin tim e disponon Dinamo e Zagrebit. Mbase e kanë bërë këtë huazim për të më maturuar profesionalisht. Do ta shikoni shumë shpejt formën time sportive”, u shpreh mesfushori i kombëtares kuqezi.Megjithëse ka pasur vetëm pak ditë kohë në dispozicion me ekipin e ri, ai është i kënaqur me integrimin e deritanishëm. Madje është futur menjëherë në temë, duke shprehur mendimin e tij në lidhje me derbin ndaj Tiranës, ku do të bëjë debutimin me fanellën blu.“Do të jetë një ndeshje e fortë perballë një rivaleje. Edhe pse bardheblutë nuk janë në momentin e duhur, derbi dihet që është gjithnjë i fortë dhe i rivalizuar. Shpresoj që të jap më të mirën time në këtë sfidë”, theksoi Vila. Edhe pse mbetet ende gjysma e kampionatit për t’u luajtur, ai u jep 80% titullin dinamovitëve: “Do të jemi një ekip shumë i forte për t’u mundur dhe kam besim që jemi kampionë të Shqipërisë. Jemi shumë afër titullit kampion. Por edhe rivalët duhen respektuar. Flas këtu për Besën, Tiranën, edhe pse kjo e fundit s’po kalon një moment të mirë”.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›