E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres operohet në gju, 6 javë jashtë

“El Ninho” pësoi një dëmtim në takimin kundër Riding në Premier Ligë dhe sipas mjekëve të Liverpulit, 26-vjeçari do të qëndrojë larg fushave të lojës për një periudhë gjashtë javore.Ky është një tjetër lajm i keq për trajnerin Rafa Benitez dhe vjen në një moment tepër të vështirë për “The Reds”, të cilët renditen në vendin e shtatë në kampionatin anglez dhe gjithashtu janë eliminuar nga Liga e Kampionëve.Përveç kësaj, edhe pankina e spanjollit Benitez vazhdon të jetë gjithnjë e më e pasigurt, pas rezultateve të dobëta që e kanë shoqëruar ekipin që prej fillimit të sezonit.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›