E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braun GP “kurorëzon” Shumin

Menaxheri i përgjithshëm i Braun GP, Ros Braun, shprehet i bindur se shtatë herë kampioni i botës me Ferrarin do të triumfojë në edhe nën drejtimin e makinës gjermane. “Shumakeri do të jetë kampioni i botës në Formula 1 për vitin 2010”, u shpreh Braun.Morali në mjediset e skuderisë nga Shtutgarti është i lartë dhe të gjithë janë të mbushur me besim nga rikthimi i Shumit. Por ai duhet të përballet me kampionë të tjerë, si Alonso, Hamilton dhe Baton. Megjithatë, kjo nuk e frikëson as pilotin, as drejtuesin gjerman, që këmbëngul: “Do të ketë nevojë vetëm për disa gara për t’u përshtatur, pastaj do të shohim Shumakerin e vjetër”.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›