Britania për Turqinë në BE
Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka bërë një apel të fuqishëm për përfshirjen e Turqisë në BE dhe ka shprehur zemërim për ritmin e ngadalshëm të negociatave për anëtarësim.
Duke folur gjatë vizitës së tij zyrtare në Ankara, Cameron tha se anëtarësimi i Turqisë është i padiskutueshëm.
Ai theksoi se anëtarësimi do ta forconte bllokun.
Cameron tha se ishte e gabuar të thuhej se Turqia mund të bëhej roje e kampit, por të mos hynte në tendë.
Bashkimi Evropian është thellësisht i ndarë nëse Turqisë i duhet dhënë anëtarësim i plotë dhe negociatat po ecin shumë ngadalë.
Gjatë vizitës në Turqi, Cameron nënshkroi një marrëveshje partneriteti me homologun e tij, Recep Tayyip Erdogan.
Kjo marrëveshje ka për qëllim të thellojë bashkëpunimin mes të dyja vendeve në fushën e tregtisë dhe mbrojtjes, si edhe të forcojë lidhjet kulturore.
Pas Turqisë, Cameron do të vizitojë Indinë.