Përmirësohen bursat në SHBA
Uashington - Bursa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përjetoi ditën më të mirë në këto 4 muajt e fundit. Me lajmin se Citibank ka dalë me përfitim 2 muajt e parë të vitit, investuesit e bursës së Nju Jorkut filluan përsëri blerjet të cilat ishin në nivelin më të ulët të këtyre 12 viteve të fundit.
Indeksi Doë Jones u rrit me 5,8%, kurse ai i Nasdaq me 7%. Çmimi i arit u ul 2% dhe dollari për herë të parë filloi të humbasë vlerë në krahasim me monedhat e vendeve të tjera.
Nga ana tjetër Kryetari i Fondit Monetar Ndërkombëtar Dominik Shtraus Kahn paralajmëroi se bota është duke hyrë në një stanjacion ekonomik të madh dhe të gjatë. Sipas tij, ekonomia botërore që është duke u zvogëluar, vetëm vitin e ardhshëm do të mund të rifillojë rritjen.
Ndërkohë ministrat e financave të Bashkimit Evropian i bënë thirrje vendeve anëtare të dyfishojnë burimet e FMN-së.
Pas Ukrainës, Hungarisë dhe Lituanisë, edhe Rumania edhe Bashkimi Evropian ka kërkuar ndihmë nga FMN.