E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmet i fuqishëm në Kinë. 400 të vdekur dhe mijëra të plagosur

Të paktën 400 të vdekur dhe më shumë se 8 mijë të plagosur është bilanci i një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 6.9 sipas shkallë Rihter që goditi provincën Qinghai, në verilindje të Kinës. Lëkundjet e tokës u rregjistruan në orën 7:50 sipas orës lokale, ndërsa ka pasur shumë pasgoditje të tjera. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 380 kilemtra në jug/juglindje të qytetit Golmud, në një thellësi prej 46 kilometrash, njofton Instituti Amerikan i Gjeofizikës.

Shumë persona ndodhen në gërmadha, bëjnë të dituar autoritetet lokale. “Janë dërguar ushtarë për të shpëtuar njerëzit nën rrënoja” tha zyrtari Huang Limin, i cituar nga agjencia Nuova Cina.

Si pasojë e tërmetit janë shembur më shumë se 85% e ndërtesave në afërsi të epiqendrës. Në zonën e goditur nga tërmeti, e cila gjendet jo shumë larg zonës autonome të Tibetit, jetojnë rreth 80 mijë persona dhe njihet si një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Kjo zona banohet më së shumti nga fshatarë dhe persona me origjinë mongole dhe tibetiane dhe është e pasur me rezerva të shumta karboni dhe plumbi.

Dëmtimi i rrugëve si pasojë e tërmetit është bërë një pengesë serioze për mbërritjen e ndihmave për të lënduarit.

Elona Mamushi Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 14 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›