E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti favorizon anglezët

Carlo Ancelotti e sheh Anglinë e Fabio Capellos si favorite për ta fituar Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010, i cili fillon pas dy muajsh. “Anglia ka besim të madh. Ka futbollistë që luajnë në nivelet më të larta dhe mezi janë duke e pritur misionin e tyre në Afrikën e Jugut”, tha trajneri aktual i Chelsea.

Ish trajneri i Milanit, i cili të hënën e hodhi poshtë mundësinë që ta udhëheqë Italinë, duke qenë këmbëngulës se pretendon të qëndrojë në Chelsea, e sheh me gjasa më të zbehta këtë herë kampionin aktual të botës, Italinë e Marcello Lippit.

“Në Itali situata është më ndryshe. Sepse, Azzurrët po kalojnë në një fazë tranzicioni”, u shpreh më pas Ancelotti. Së bashku me Spanjën dhe Brazilin, përfaqësuesja angleze shihet si njëra prej favoriteve për ta fituar kompeticionin më të rëndësishëm në botë, që fillon me 12 qershor në Afrikën e Jugut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›