Tevez kundër Mancinit

Carlos Tevez kundër Roberto Mancinit: në javën që do t’i vë përballë rivalit vendor Manchester United, menaxheri i Cityt, Roberto Mancini i ka dyfishuar stërvitjet, ndërsa sulmuesi argjentinas është ‘rebeluar’ në emër të skuadrës. “Futbollistët nuk janë të kënaqur. Jemi në përfundim të një sezoni mjaft të gjatë dhe na presin disa ndeshje të rëndësishme. Jemi të gjithë të lodhur, pasi bëjmë stërvitje dy herë në ditë, në mëngjes dhe pasdite. Më pas, në ditën tjetër edhe dy orë në fushë. Nuk e kuptoj.
Por, ai është trajneri e unë një futbollist, kështu që komandon ai. Unë duhet ta pranoj këtë”, tha ish futbollisti i Manchester United. Tevez deshi të sqarohej edhe një herë se nuk ka asgjë kundër ish klubit të tij, “Djajve të Kuq”, për të cilin thotë se ka respektin maksimal. Po ashtu, ish lojtari i West Ham United tha se nuk e kishte pritur mirë shkarkimin e menaxherit Mark Hughes, pas të cilit në dhjetor ishte emëruar pikërisht italiani Mancini.
“Nuk më takon mua që t’i marr vendimet, por unë luaj gjithmonë për menaxherin, dhe me të po shkonin mirë gjërat. Kam mbetur i habitur dhe i hidhëruar me zgjedhjen e kryesisë së klubit”, tha në fund Tevez.