E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson kërkon investime

Alex Ferguson po mundohet t’i bind pronarët e Manchester United që të shpenzojnë mjaft në afatin kalimtar veror, pas sezonit dramatik që patën, ku duket se do të mbeten duarthatë në fund. Menaxheri i ekipit nga Old Trafford kërkon 67 milionë euro, gati dyfishin e verës së kaluar për t’i transferuar dy futbollistët që pëlqen - Karim Benzema nga Real Madrid dhe David Silva nga Valencia.

Skocezi dëshiron ta kompletojë ekipin i cili dështoi në FA Cup dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa një gjë e tillë me gjasë mund të ndodhë edhe në Premierligë, ku Chelsea ka krijuar një avantazh solid. Megjithatë, 68 vjeçari nuk bën panik dhe beson se nuk janë të nevojshme ndryshime të mëdha, për t’u rikthyer tek trofetë, që nuk i munguan këtij ekipi viteve të fundit. Paratë e inkasuara nga shitja e Cristiano Ronaldos, 80 milionë funte, gjenden ende në kasat e miliarderëve Glazer.

Fergie kishte tentuar ta blinte Benzeman edhe verën që shkoi, por francezi e zgjodhi Realin e Madridit. Ish futbollisti i Lyon këtë sezon ka shënuar 8 gola, të cilat nuk janë të mjaftueshme për një lojtar cilësor siç është ai. Nëse Real ka shpenzuar 35 milionë funte për përfaqësuesin francez, United mund ta “shkurtojë” këtë çmim, për ta blerë për 25 milionë funte. Kurse, për mesfushorin e Valencias, 24 vjeçarin Silva, Ferguson është i gatshëm të shpenzojë 35 milionë funte. Klubi spanjoll gjendet në krizë financiare dhe kjo shumë pa dyshim se do ta bindte që ta shesë yllin e vet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›