E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho mbron Cristiano Ronaldon

Josè Mourinho mbron Cristiano Ronaldon, pas eleminimit të Portugalisë nga botërori.

Për shumë, futbollisti i Realit të Madridit është i akuzuari kryesor për dështimin kundër Spanjës, por tekniku i ri i tij nuk mendon kështu.

“Jam trajneri i Realit të Madridit dhe Cristiano Ronaldo është futbollisti im. Kam të drejtë të përsëris atë që thash në fillim të botërorit: në skuadrat e mia, kur fitojmë, fitojmë të gjithë. Kur humbim, humbim të gjithë”, është shprehur Mourinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›