Mund të mos jetë më pjesë e ‘X Factor’

Nicole Scherzinger mund të mos jetë më pjesë e panelit të ‘X Factor’ në Angli për sezonin e ardhshëm.
34 vjeçarja e ka zëvendësur këngëtaren, Kelly Rowland në sezonin që sapo përfundoi dhe ajo ka thënë se ka kaluar kohë të mrekullushme duke jetuar dhe punuar me kolegen e saj në Angli.
“Nuk e di. Nuk kemi biseduar ende, ata kanë për të më pyetur mua. Kam kaluar kohë të mirë. Ka qenë një nga vitet më të mira që ka kaluar ndonjëherë”, ka thënë ajo për ‘Kiss FM’./Indeksonline/