“Me shumë frikë i thash Gaga-s se zërin nuk e kishte perfekt”

Miku dhe bashkëpuntori i Lady Gaga-s, Zedd tha se zëri i saj nuk është perfekt.
Këngëtarja e hitit “Born This Way” është duke punuar në albumin e saj të katërt, Artpop prej një viti. Edhe pse thuhet se në shitje do të dalë gjatë këtij viti, Zedd tha se ylli dhe edhe shumë punë për të bërë.
Ylli i muzikës dance e pranoi se ishte shumë nervoz kur iu propozua të punonte me Gaga-n.
“Pas herës së parë që ne punuam bashkë në studio unë u ndala dhe mendova në lidhje me këtë punë dhe vendosa që duhet të jem i sinqertë. Më janë dashur dy ditë derisa u mësova me këtë gjë, por tani jam në rregull. Mund të them, nuk ishte mirë, por ti mund ta bësh më mirë. Dhe më pastaj do ndjehem mirë kur të them, ‘është shkëlqyeshëm’”, tha ai.
“Por ishte shumë e vështirë të mësohem me faktin që jam ulur me një nga këngëtaret më të mëdha të planetit dhe ti thuash, ‘E di, mendoj se mund ta bësh edhe më mirë”. Unë e kam thënë shpesh edhe për artistë të tjerë por në këtë rast poi thosha dikujt që ka shitur miliona këngë dhe unë kam shitur disa qindra, dhe kjo e bënte të vështirë”, vazhdoi ai për MTV. /Indeksonline/