E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mundesia e dyte

E rralle qe ne Festivalin e Filmit ne Berlin shkojne dy histori nga Shqiperia nga mjedisi shqiptar flasin shqip me aktore shqiptare. Burimet prane stafit te filmit The Forgivness of blood i konfirmuan Shekullit se vepra e regjisorit amerikan Joshua Marston hyn ne Konkurrim Zyrtar ne edicionin e 61 te Berlinales 10-20 shkurt 2011.


Skenaristi shqiptar Andamion Murataj qe eshte njeheresh nje nga producentet beri te ditur se autoret jane njoftuar te premten ndersa pritet qe Festivali te afishoje zyrtarisht programin e filmave pjesemarres javen e ardhshme.


Dje Shekulli lajmin se Amnistia e Bujar Alimanit perfaqeson Shqiperine per here te pare ne Berlinale ne seksionin Forum. shte nje ngjarje ne radhe te pare per vete autorin sepse eshte debutim i tij ne filmin e gjate artistik.


Botuam dje dhe listen e filmave shqiptare dhe bashkeprodhime me te huajt qe kane patur njefare njohje jashte Shqiperise. Kulmi ne fakt eshte shenuar me fillimin e kesaj historie Skenderbeu i Sergei Jutkevic 1953 fitoi ne Kane mimin Special.


Vitin e kaluar nje regjisor gjerman Johannes Naber me bashkeprodhimin gjermano-shqiptar Shqiptari me shume se vepres se vet i dha emer aktorit Nik Xhelilaj i cili edhe ky prezantohet ne Berlinale si nje nga dhjete talentet evropiane te aktrimit.
Rasti i Marstonit ndjek dhe nuk ndjek kete tradite.

Edhe ai si paraardhesit ka marre shkas nga nje mit i shekullit te njezet per Shqiperine gjakmarrja. Por qe ne fillim eshte shprehur per Shekullin nga sheshi i xhirimit ne Shkoder ne prill 2010 se nuk eshte film per gjakmarrjen eshte per rritjen e njeriut.
Deri vone projekti tij qe u ngit nga nje shtrat kerkimi ne terren ka qene pa titull. Dhe tani quhet The Forgiveness of Blood. Sikur sugjeron pikerisht ate cka regjisori nuk donte.

Ja komenti Me pelqen ky titull ka nje sere gjerash qe e bejne interesant. Se pari dhe mbi te gjitha me pelqen sepse tingellon shqiptar. Per me teper ka dicka interesante ne kete fraze eshte i pazakonte ne anglisht kombinimi i fjaleve qe te shtyjne te pyesesh veten cfare do te thote ky titull. Dhe deri ne fund te filmit ju do te keni nje kuptim te ri dhe me te thelle per te.


Arsyeja tjeter pse me pelqen eshte se pas filmit ndersa shikuesi vazhdon te mendoje dalin nje sere interpretimesh.
Ne nje nivel titulli i jep nje emer asaj cka Niku kerkon gjate gjithe historise falja e borxhit dicka qe ai ne fund te fundit do ta marre por vetem pjeserisht.


Ne nje nivel tjeter me Gjak ju mund te keni parasysh njerezit e afert ose familjen. Ne kete menyre titulli i referohet familjes gje qe te sjell nder mend problemin nese Niku dhe Rudina do te jene ne gjendje ta falin babane e tyre per gjithe telashet dhe nese Marku do ta fale te birin per gjithe veprimet qe ka ndermarre duke e zevendesuar ate si kreun e familjes.


Dhe me ne fund titulli bart nje kuptim te trete me te fshehte kur thua per dicka fal apo falet - domethene qe ajo ka njefare fleksibiliteti do te thote qe gabimet jane te lejueshme deri ne njefare kufiri. Ne kete kuptim titulli lidhet me pyetjen deri ku shkon apo duhet te shkoje falja per shkak te familjes per veprimet e Markut dhe per gjithe institucionin e gjakmarrjes.


Disa nga keto interpretime Marston i quan me te drejtperdrejta me aktuale disa me te shtrira ne kohe. Nje titull si Gjakmarrja do ti tingellonte i thjeshte dhe nuk do te shenjonte shumekuptueshmerine e titullit te pare. Per me teper qe une nuk e quaj film per armiqesine ne vetvete. Falja e gjakut do te ngreje pyetje shume interesante dhe do ti beje njerezit te ndalin dhe te mendojne. Ka qene kerkim i gjate. Ne kemi shqyrtuar me qindra tituj te mundshem.

Falja e gjakut eshte e ndjej shume i forte dhe ndjelles.
Te njejtat burime thone se vleresimet e kritikes qe kane pare demon e filmit japin njefare parashikimi The Forgiveness of Blood - pritet te jete nje nga konkurrentet me te forte ne Festivalin e Berlinit. shte nje film qe e ngre ne nje nivel me te larte pjekurie mjeshterine regjisoriale te Marstonit si edhe te grupit te bashkepunetoreve te tij.

Nderkohe qe eshte bashkepunimi i pare ne skenar te gjate per kineastin shqiptar Andamion Murataj. Ne prodhim jane perfshire disa nga producentet me te suksesshem ne bote te kinemase indipendente jo-hollivudiane - nderkohe qe eshte debutim per Kompanine Filmike Shqiptare Lissus Media drejtohet nga Murataj i cili jeton prej 13 vitesh ne Nju Jork.


Jane dite te mira te per filmin shqiptar thote Murataj dhe ka parasysh lajmin per pjesemarrjen e Alimanit ne Berlinale. Ndersa pyetjes cfare filmi do ta quajme Falja e gjakut i pergjigjet Ne te teren kjo eshte nje arritje per filmin shqiptar por edhe ate ballkanik ne pergjithesi pasi Ballkani ne vitet e fundit ka qene ne qender te sukseseve te kinemase te Europes.


E quaj shqiptar filmin pasi besoj qe megjithese nuk u mbeshtet financiarisht nga shteti shqiptar - kontributi i nje vendi nuk jane parate nuk jane qeverite nuk jane institucionet. Une e kuptoj nje vend pertej kesaj ashtu si gjakmarrja i ka tejkaluar gjithe sa permenda me lart ashtu i tejkalon edhe kultura. Pra ne kete kuptim pesha dhe bagazhi qe sjell Shqiperia ne film eshte e dores se pare pasi kontributi ne film eshte historia kryekeput shqiptare e treguar thjesht dhe shqip

Ky film do te mbetej nje enderr kendellese dhe do te ishte krejt i pamundur po te mos kish qene mundimi i perbashket i qindra bashkepunetoreve anonime me rrefimet dhe mbeshtetjen e tyre - do ishte thjesht nje histori ne leter pa trupen e shkelqyer te aktoreve qe u perzgjodhen me shume kujdes dhe kane misheruar ne film ate histori plot jete dhe emocion qe te tund pa rene kurre ne melodrame


Filmi eshte ne vazhden e filmave me te suksesshem te kinemase indipendente qe ka nje theks te forte social qe sjell ne qender triumfin e shpirtit human mbi ngerthimet e deshperuara te tradites.


Kush eshte Joshua Marston 1968
E nisi karrieren fotoreporter per Life Magazine nga Parisi dhe me pas per ABC News gjate Luftes se Gjirit Persik. Jetoi ne Prage per nje vit ku dha mesime anglishteje. I lindur ne Los Anxhelos aktualisht jeton ne Nju Jork emri i tij u be i njohur me nje histori kolumbiane ne filmin Maria full of grace 2004 fitues nder te tjera i cmimit Alfred Bauer ne Berlinalen e po atij vit dhe i mimit te Publikut ne Festivalin e Sandensit. Catalina Sandino Moreno te cilen Marston e gjeti pas kinoprovave me 800 vajza fitoi Ariun e Arte ne Berlinale si aktorja me e mire per rolin e Marise dhe e para aktore kolumbiane ne historine e kinemase se vendit te saj e cila po shkonte aq larg sa te kandidohej per cmimin Oscar. Pra Joshua Marston hyn per here te dyte ne konkurrim ne Berlinale.


shte regjisor i Coney Island pjese e filmit New York I Love You te realizuar nga 11 autore e ku interpretojne Cloris Leachman dhe Eli Wallach i episodeve nga Six Feet Under HBO Swingtown CBS Lae Order NBC dhe In Treatment HBO.
Falja e gjakut eshte i dyti film i gjate ne karrieren e tij qe ashtu si edhe Maria full of grace ka nje histori qe ka ska te beje me vendin e tij eshte i gjithi ne nje gjuhe qe seshte e tija ne shqipe interpretojne disa aktore kryesore amatore te cilet i ka gjetur nder 2500-3000 adoleshente te intervistuar. Marston eshte i interesuar per antropologjine e kulturave qe skane te bejne me kulturen nga vjen.


Joshua Marston NUK eshte nje film per GJAKMARRJEN

Ne intervisten e pare dhe te fundit qe regjisori Joshua Marston dha nga sheshi i xhirimit ne Shkoder per Shekullin sqaron se nuk kemi te bejme me nje film per gjakmarrjen por me nje histori te pjekurise se adoleshenteve


Andamion Murataj dhe une harxhuam disa muaj duke keqyrur shume familje qe jetojne te ngujuara mesues ndermjetes eksperte te Kanunit me qellimin per te kuptuar me te vertete se cfare do te thote te jesh ne GJAK sot ne vitin 2010 ne Shqiperi dhe cfare do te thote te jetosh ne izolim...


Mesova me sa duket se te jetosh ne ngujim sot nuk eshte njelloj si tridhjete pesedhjete apo tetedhjete vjet perpara. Nuk do te thote te jetosh ne KULL por jeton ne shtepi me televizor videolojera me telefona celulare. Keshtu qe ekziston ky kontrast nje bote e re absolutisht normale per ne qe jetojme rregullisht disa lloj rrethanash qe jane krijuar jo prej botes se re po prej Kanunit dicka qe i perket tradites. Nuk eshte konflikti por ky kontrast qe merr per mua vleren me te madhe. Ky kontrast mua me flet per tranzicionin qe vazhdon e vazhdon ne Shqiperi...


NUK eshte nje film per GJAKMARRJEN. Para se gjithash eshte nje film per rritjen e dy femijeve. Pra ne kete pike mund te shtojme se nuk eshte ne menyre specifike nje film vetem per Shqiperine po per dicka universale qe edhe ata qe nuk jane shqiptare ta kuptojne dhe te gjejne lidhje dhe perkime me jeten e tyre. Pra eshte per dicka rrenjesisht njerezore per menyren se si rritesh.


Se dyti eshte nje film per zhvillimin e tranzicionit si nje shoqeri nga nje vend ne nje tjeter ky kontrast midis dickaje te re dhe dickase se vjeter.


Filmi
Nje vrasje pas grindjes per token e fut familjen e Markut ne gjak. Jeta e dy adoleshenteve Niku 17 vjec dhe Rudina 14 vjec nuk eshte me e qete. Ky zakon i vjeter qe e detyron djalin te ngujohet ne shtepi bashke me meshkujt e tjere te familjes papritur ia permbys te ardhmen. Familja pak nga pak mbeshtetet nga te e bija e cila nis te administroje punet. E ndersa motra ndjen keto pergjegjesi djali fillon te behet i pabindur dhe gjithnje e me shume i deshperuar per ti dhene fund izolimit te tij.


Interpretojne aktore profesioniste dhe jo profesioniste. Aktore Refet Abazi babai Mark nga Shkupi Ilire Vinca-elaj nene Drita dhe un Lajci gjyshi Ded nga Prishtina. Amatore Tristan Halilaj Sindi Lacej Zana Hasa Esmeralda Gjonlulaj Elsajed Tallillli.


shte bashkeprodhim i shtepise filmike shqiptare Lissus Media dhe asaj amerikane Dean Street Production nje nga producentet e te cilit eshte Paul Mezey i shtepise filmike Journeyman Pictures SHBA. Mezey eshte nje producent i suksesshem i kinemase indipendente amerikane qe ka prodhuar nder te tjere filmat e nominuar me Oscar Maria Full Of Grace i Joshua Marstonit dhe Half Nelson i Ryan Fleck.


Ka mbeshtetje edhe nga distributoret e suksesshem te kinemase europiane Fandango Portobello Angli/Itali prodhues i filmit Gomorra te Matteo Garrone-s fitues i Grand Prix ne festivalin e Kanes me 2008.

Titulli The Forgiveness of Blood 2011
Regjisor Joshua Marston
Skenari Joshua Marston Andamion Murataj
Zhanri Drame
Drejtor fotografi Rob Hardy
Xhiruar ne 16mm
Producent Paul Mezey
Bashkeproducent Andamion Murataj
Vendi SHBA
Gjuha Shqip


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›