Mundja e lirë për femra në Meksikë
1.Lucha Libre ose "mundja e lirë" është një nga sportet më popullore në Meksikë. Yjet e këtij sporti mund të fitojnë shumë, por është kryesisht sport meshkujsh. Dulce Garcia, është një prej mundëseve femra që kërkon të bëhet profesioniste.
2.Ashtu si edhe për meshkujt, një pjesë e qënësishme e mundjes së lirë për femra, përbëhet nga maskat tradicionale. Maskat dhe kostumet egzotike janë pjesë e spektaklit, ndërkohë që vet mundja përfshin kërcime, shkelmime dhe rënie që mund të shkaktojnë thyerje kockash. Sipas rregullave të lojës protagonistja që mundet e humbet maskën.
3.Në këtë raund do të ndeshen Dark Angel, Luna Magica dhe Goddess kundër Amapola. Tre të parat janë mundëse që ndeshen sipas rregullave, ose vajzat e mira. Kundërshtaret e tyre janë ato që njihen si të pasjellëshmet, të cilat i shkelin rregullat.
4.Guadalupe Olvera debutoi në ring për herë të parë në vitin 1997 me emrin Amapola (Lulekuqe). Ajo thotë se Lulekuqja e bukur dhe enigmatike pasqyron karakterin e saj.
5.Sporti i mundjes së lirë krijon momente dramatike. Ndër aktivitetet më të zakonshme janë kërcimet akrobatike, hedhjet e guximshme dhe goditjet maramendëse. Para dy vjetësh Amapola humbi maskën e saj në një ndeshje me mundësen kanadeze Dark Angel (djathtas). Rivaliteti i tyre ende vazhdon.