Familjarët e dinë të humbur, shkon të grabisë me armë
VLORË – Nga familja ishte deklaruar i humbur vetëm pak ditë më parë, por është “gjetur” duke kërcënuar me armë një shtetase që t’i jepte armët. Policia e Vlorës vuri në pranga 15-vjeçarin L.K., i cili u ndalua pas denoncimit të banorëve. Burimet zyrtare të bluve bënë të ditur se ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Hysoverdhë të komunës Kotë. Në banesën e shtetases Aurora Karabolli ka shkuar një person i armatosur. Ai ka pasur në dorë një armë kallashnikov dhe sapo i është afruar banesës ka kërkuar paratë që gruaja ka pasur në shtëpi. Tentativa ka realizuar e pasuksesshme dhe në dalje e sipër i armatosuri ka qëlluar dy herë në ajër me breshëri, duke u larguar paskësaj. Policia e njoftuar me një telefonatë, ka mbërritur në vendngjarje ku janë gjetur brenda në oborrin e banesës disa gëzhoja dhe dy copë fishekë automatiku. Nga deponimet e mëpasshme të gruas rezulton se autori nuk ka qenë i panjohur për të. Ajo e ka njohur personin dhe ka dhënë si autor emrin e 15-vjeçarit L.K., nga fshati Kotë. Vetë 15-vjeçari rezulton se në datë 14 nëntor është deklaruar i humbur nga familjarët e tij,ndërkohë që nga policia bëhet e ditur se adoleshenti akuzohet edhe për vjedhje të tjera.