Nis gjyqi për vrasjen e gazetares Politkovskaya
Tre persona kanë dalë të hënën para një gjykate në Moskë në lidhje me vrasjen dy vjet më parë të gazetares së njohur investigative, Anna Politkovskaya.
Anjë prej të akuzuarve nuk pretendohet se ka kryer apo urdhëruar vrasjen.
Ky proces zhvillohet në një gjyq ushtarak rus që ka vendosur që seanca të jetë e hapur për publikun.
Zonja Politkovskaya që ka shkruar mjaft për dhunimet e bëra nga trupat ruse në Çeçeni, u vra jashtë apartamentit të saj.
Vendimi i parë i gjykatës ushtarake të Moskës, pritet që t'i kënaqë mbështetësit e gazetares, Anna Politkovkskaya.
Prokurorët kërkuan që procesi të zhvillohej pas dyerve të mbyllura, sespe ata thonë se senca e hapur për publikun mund të çonte në daljen e sekreteve shtetërore.
Të pandehurit janë Sergei Khadjikurbanov, një ish oficer policie dhe vëllezërit Djabrail dhe Ibragim Makhmudov.
Ata akuzohen si të përfshirë në vrasje, por personat që e kanë urdhëruar vrasjen dhe e kanë kryer atë janë ende të lirë.