Mungesa e 5 votave qe bllokon zgjedhjet
Procedimi ankimor i ndjekur nga dy partite kryesore per Tiranen thjesht ka sherbyer si riciklues i tabeles fillestare te rezultateve te miratuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve qe nxori Lulzim Bashen fitues me 81 vota. Arsye e ketij bllokimi te ceshtjes eshte fakti se sipas Kodit Zgjedhor vendimet e KQZ-se per ndryshimin e tabelave te rezultateve apo shpalljen e pavlefshmerise kerkon nje shumice te cilesuar prej 5 votash. Ne kushtet kur vete institucioni eshte ndare sipas klimes politike ne vend atehere edhe kerkesat ankimore te vena ne levizje marrin me shume vleren e nje taktike juridike e cila kerkon sekuenca dhe legjitimitet ne vendimet refuzuese te KQZ-se per te marre mandej argumente shtese para Kolegjit Zgjedhor. Ne rastin konkret eshte i pritshem qe te pakten kerkesa e PD-se e pamiratuar per pamundesi vendimmarrjeje te kaloje ne Kolegj. Nje problem qe lidhet me kerkesen e 5 votave eshte edhe shpallja e rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve cka nese klima aktuale politike vijon refuzimin e vendimeve te KQZ-se dhe Gjykates me gjase do te sjelle edhe pamundesimin e nje shifre te pergjithshme per Shqiperine.