Seanca e Kuvendit vetem 40 minuta probleme me kuorumin
Parlamenti
Ka zgjatur vetem 40 minuta seanca plenare edhe pse ne rendin e dites kane qene 11 ceshtje per tu shqyrtuar. Mungesa e opozites ne Parlament ka bere qe mazhoranca te kaloje pa asnje debat projektligjet dhe rezolutat nderkohe qe nuk eshte zhvilluar asnje diskutim jashte rendit te dites. Por mungesa e opozites nga ana tjeter i ka veshtiresuar mazhorances miratimin e ligjeve. Per shkak se gjate procedures se votimit nevojitet nje kuorum prej 71 deputetesh te gjithe deputetet e mazhorances kane qene te detyruar te jene te pranishem gjate momentit te votimit. Kryeministri Sali Berisha kreu i LSI-se Ilir Meta apo edhe Shpetim Idrizi kryetari i PDIU-se kane ardhur vetem ne fund te seances per te marre pjese ne votim.