Operacionet do kryhen në shtator, Zeçishti: Urgjenca ka mungesë gjaku
Vetëm ata pacientë që kanë urgjentisht nevojë për ndërhyje kryesisht të aksidentuarit, të sëmurët me tumore do të operohen gjatë muajve korrik dhe gusht, të tjerët në vjeshtë.
Operacionet planifikohen deri në shtator për shkak të temperaturave të larta, vështirësisë së furnzimit me gjak të spitaleve dhe pushimet verore të mjekëve.
Dr Ylli Zeçishti, shefi i urgjencës së kirurgjisë në QSUT thotë se janë marrë të gjitha masat në shërbimin që ai drejton për mos pasur neglizhenca apo incidentet ndërsa detajon llojet e ndërhyjrjeve.
Kirurgjia, ashtu siç po ndodhë edhe në shërbimet e tjera, vuan nga mungesa e furnizmit me gjak. Dr Zeçishti thotë se nuk është momenti për të dhënë alarmin, por kjo gjendje nuk mund të pranohet në urgjencën e kirurgjisë në QSUT.
Bluzat e bardha do të pushojnë në verë sipas një kalendari të përcaktuar ndërsa autoritet thonë se është punuar që të mos ketë mungesa të tyre në asnjë shërbim të QSUT dhe më gjerë.