E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, zjarr në një ndërtesë 2-katëshe

Një ndërtesë 2-katëshe është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se zjarri ka rënë në një godinë në lagjen 5 majit të këtij qyteti por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.

Sipas informacioneve më të fundit, zjarri fillimisht ka rënë në katin e parë dhe më pas ka përfshirë edhe katin e dytë të ndërtesës ku ndodhet edhe një lokal.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarri.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë që kanë nisur hetimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›