E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezultati në Lezhë, Kosovrasti: Kam marrë mesazhe kërcënuese

kosovrastiPërfaqësuesi i Partisë Demokratike në komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Njazi Kosovrasti bëri të ditur se ka marrë mesazhe kërcënuesve për sa i përket deklaratave të bëra prej tij për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës. Sipas Kosovrastit në telefonin e tij kanë dy masazhe kërcënuese nga persona ende të paidentifikuar ndërsa bëri publik edhe tekstin e mesazheve. Kam marrë mesazhe kërcënuese për familjen. Kërkoj ndërhyrjen e autoriteteve. Pavarësisht kërcënimeve do të them mendimin tim, deklaroi Kosovrasti. Njazi Kosovrasti kërkoi dje hapjen e 10 kutive të votimit në qarkun e Lezhës, pasi sipas tij në këto kuti ka pasur manipulime të rezultatit. Ky manipulim ka ndodhur nga tre personazhe me detyrë në KZAZ-në nr. 13, kryetarja Alketa Hoxha, përfaqësuese e PS-së, që ka qenë dhe dorëzuese e materialit në KQZ, e shoqëruar nga sekretari i komisionit, Aleksandër Gjonmarkaj(PD) dhe nënkryetari Gjovalin Gjeloshi(PD). Këta të tre janë manipulatorë dhe duhet të jenë pjesë e një gjykimi që duhet të vazhdojë me vendimmarrjen e KQZ-së , deklaroi Kosovrasti.

Bogdani: Rama kërcënoi Kosovrastin
Partia Demokratike akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama dhe deputetin Koço Kokëdhima se kanë kërcënuar me familje, nëpërmjet mesazheve, përfaqësuesin e PD-së në KQZ, Njazi Kosovrastin, pas ankesës që ky i fundit ka paraqitur në KQZ, për qarkun e Lezhës. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, deputeti i PD-së, Gerti Bogdani akuzoi po ashtu Partinë Socialiste se ka falsifikuar 10 procesverbale në qarkun e Lezhës. PD deklaron se asnjë kërcënim dhe akt kriminal nuk mund të imponojë grabitjen e mandatit. PD denoncon me ashpërsinë më të madhe këto kërcënime të Ramës dhe Kokëdhimës, dhe i garanton ata se për çdo veprim kriminal të ndërmarrë ndaj demokratëve do të përgjigjen ata dhe vetëm ata personalisht, thuhet në deklaratën e PD-së. Në vijim, Bogdani i bëri thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë kërcënimet ndaj përfaqësuesit ligjor të PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›