Nis vendosja e sinjalistikës në rrugën e Velipojës
22/06/2011 Mungesa, shkak i shumë aksidenteve
SHKODER- Ndërmarrja rajonale e Rrugëve Shkodër po punon me intensitet të lartë për vendosjen e shpejtë të sinjalistikës rrugore në rrugën që të shpie në plazhin e Velipojës. Ndërhyrja po bëhet pas kërkesave dhe ankesave të vazhdueshme të Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor të Qarkut Shkodër, pranë prefekturës dhe ndërmarrjes përkatëse për plotësimin e sinjalistikës së munguar në rrugën Shkodër-Velipojë. Specialistët e kësaj ndërmarrjeje, të ndodhur në terren që prej dy ditësh, shprehen se ndërhyrja po synon, që në këtë sezon turistik, rruga e Velipojës të mbahet në parametrat e duhura teknik të qarkullimit rrugor. Sipas tyre, ndërhyrja po bëhet sipas një plani pune që ka filluar që me prerjen e largimin e barërave dhe ferrave që kanë zënë pamjen e shenjave të qarkullimit rrugor dhe ka vijuar me vendosjen e sinjalistikës vertikale në të gjitha vendet e munguara. Sinjalistika vertikale ishte dëmtuar që gjatë periudhës së përmbytjeve të dhjetorit të vitit të kaluar, ndërkohë që nuk kanë munguar dhe dëmtimet, apo heqjet e kësaj sinjalistike nga keqbërësit. Plotësimi i rrugës së Velipojës me sinjalistikën e munguar pritet të përfundojë deri në fund të kësaj jave, për të vijuar javën tjetër me një ndërhyrje tjetër në këtë rrugë. Ndërhyja tjetër e Ndërmarrjes rajonale të Rrugëve Shkodër ka të bëjë me mbushjen e gropave dhe dëmtimeve të tjera në rrugën e Velipojës. Përfaqësuesit e kësaj ndërmarrjeje shprehen se po përpiqen ta mirëmbajnë këtë rrugë me të gjitha mundësitë që kanë deri në përfundimin e procedurave të tenderimit, pas të cilave do të ndërhyhet për një performancë mirëmbajtje më të mirë të këtij aksi të rëndësishëm turistik. Ndërhyrjet krijojnë kushte më të mira qarkullimi dhe shmangie të aksidenteve që më parë ndodhnin për shkak të mungesës së sinjalistikës vertikale të rrugës dhe dëmtimeve të pjesëve të ndryshme të saj.
V. Abdyli