Rathfelder: S’ka ndryshim të kufijve

Pa një diskutim të hapur mbi të kaluarën, pa një pajtim serioz mes shoqërive nuk do të mund të fitohet një e ardhme paqësore, ka thënë gazetari i të përditshmes “Tageszeitung”, Erich Rathfelder, autor i librit “Kosova, historia e një konflikti”.
Ai ka kërkuar nga politikanët në Kosovë t’i shërbejnë shtetit, shoqërisë së tyre e jo familjeve apo klaneve.
“Kjo vetëdije duhet ende të zhvillohet në Kosovë. Pa këtë vetëdije nuk ka të ardhme dhe nuk ka liri”, ka thënë ai në një intervistë për “Epoka e Re”.
Sipas tij, Plani Ahtisaari u jep të gjithë qytetarëve të gjitha mundësitë për të jetuar në shtetin e ri. Ndryshimi i kufijve dhe shkëmbimi i territoreve, thotë ai, do ta eliminonte bazën për njohje diplomatike.