E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova dhe Serbia kanë të ardhme evropiane

Sekterarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton dhe shefja e diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton, kanë thënë se për SHBA-në dhe BE-në Kosova e Serbia kanë të ardhme evropiane.

“Ne ndajmë pikëpamjen se a ardhmja e të dyjave, Serbisë dhe e Kosovës qëndron në Bashkimin Evropian. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm dialogun të cilit po i prin BE-ja për të avancuar integrimet evro-atlantike të Serbisë e Kosovës”, ka deklaruar Hillary Clinton, pas takimit me Catherine Ashton, të mabjtur në Washington.

Ajo ka theksuar se zëvendës sekretari amerikan William Burns, i cili këto ditë po i bën vizitë vendeve të Ballkanit, do të inkurajoj të dy palët që të jenë më fleksibile dhe më të hapura ndaj kompromiseve.

Edhe Ashton ka theksuar se situata në Serbi dhe Kosovë, padyshim është shumë e rëndësishme për Bashkimin Evropian sepse siç, ka thënë ajo ardhmëria e të dyjave është BE-ja.

“Ekipi ynë po punon nga afër me të dyjat për të ardhmen e Serbisë dhe të Kosovës” ka deklaruar Ashton.

Ajo shpreson se Serbia dhe Kosova do të jenë në gjendje të punojnë në bazë të planit të BE-së që ka për këto vende.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›