E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajkoviq: Beogradi ta shpallë të pavlefshëm referendumin në veri!

Organizatorët e referendumit janë para së gjithash autistë. Atyre u intereson vetëm ajo që u pëlqen e sidomos promovimin partiak para zgjedhjeve në Serbi. Përcaktimi i tyre është të punojnë pa marrëveshje dhe pa shqetësim për qasje unike ndaj zgjidhjes së çështjes serbe në Kosovë, ka thënë për „Blic“ Rada Trajkoviq, mjeke dhe politikane serbe në Kosovë që vepron në Graçanicë.

- Jam e brengosur për pasojat sepse përgjigjja për referendumin serb në Parlamentin e Kosovës në esencë e ka forcuar pozitën e Prishtinës. Thaçi ka zgjidhur qasjen multietnike ndaj problemit dhe ka marrë edhe përkrahjen e palës serbe. të gjitha me përkrahje të dhe të bashkësisë ndërkombëtare. Vendimin do ta mbajë në sirtar deri në momentin që vlerëson se duhet të ndërhyjë. Është e nevojshme që Beograd zyrtarisht dhe institucionalisht ta shpallë të pavlefshëm dhe ta hedhë poshtë këtë referendum, ka thënë ajo.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›