E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayerni siguron Danten

Bayern Munich ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të Borussoa Monchengladbachut, Dante, kanë njoftuar mediet gjermane të shtunën.

Braziliani, deri më tani gjatë këtij sezoni ka bërë paraqitje mbresëlënëse për ekipin e Lucien Favres duke zgjuar interesim nga gjiganti bavarez.

Sipas njoftimeve, Dante, në kontratën e tij me Gladbachun ka të përfshirë një dëmshpërblim me vlerë prej 4.6 milionë eurosh që lejon largimin e tij nga klubi, shifër të cilën Bayerni është i gatshëm ta paguajë në fund të këtij sezoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›